Kërkohet rihapja e studimeve në Institutin për Studime Gjinore në Shkup

12.06.2017 15:44:57

Instituti për Studime Gjinore pranë Fakultetit Filozofik në Universitetin Kirili dhe Metodi, njofton se një numër ish-studentësh të këtij instituti, i drejtojnë kërkesë të hapur Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave (MASH) për të rihapur regjistrimet e studentëve në këtë institut.

 

Regjistrimet në këtë institut janë ndërprerë në pesë vitet e fundit me arsyetimin se nuk ka kërkesë në tregun e punës, ndërkaq Renata Trenevska-Deskoskës i kërkohet që të ndërmerr hapa konkret në këtë drejtim.