Zaev në Bruksel: Anëtarësimi në BE, prioritet kyç i Maqedonisë

12.06.2017 15:46:55
Në vizitën e tij të parë si kryeministër i Maqedonisë, Zoran Zaev, nga Brukseli tha se kjo tregon orientimin e qartë të qeverisë së tij në rrugën e Bashkimit Evropian, duke shtuar se anëtarësimi në BE për ato nuk ka asnjë alternativë tjetër.

“Anëtarësimi në BE është prioriteti kyç strategjik i Maqedonisë. Qëllimi jonë është që negociatat për anëtarsi t’i fillojmë sa më shpejtë. Patëm një këmbim mendimesh të hapur dhe konstruktiv lidhur me perspektivat e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Biseduam se Maqedonia si edhe vendet tjera jo-anëtare të Ballkanit perëndimorë janë partnere të BE-së dhe se tani na duhet më shumë se kurrë mbështetje”, deklaroi kryeministri Zaev në konferencën për shtyp të përbashkët me eurokomisarin Han.