Fidan Rekaliu pas zgjedhjes kryetar i FR të LDK-së: Vetëm fitoret qofshin për LDK-në!

25.12.2016 23:52:56

Të respektuar miq,

Sot, në Kuvendin e Dhjetë Zgjedhor të Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës mora besimin e delegatëve për të udhëhequr me ketë institucion në katër vitet e ardhshme.

Ky është një moment shumë i rëndësishëm për mua, po aq sa është e madhe edhe përgjegjësia që mu dha sot.

I falenderoj përzemërsisht të gjithë të rinjët e LDK-së për një proces tepër demokratik, e masovik të organizuar në të gjitha strukturat e Forumit të Rinisë.

Me theks të veçantë i falenderoj kundërkandidatët, njëherësh miqt e mi për proces të rregullt dhe demokratik.

Në këtë moment dëshiroj ta shpreh gatishmërinë time të plotë për të punuar së bashku me secilin prej jush, duke pasur përherë synim, suksesin, i cili është i garantuar vetëm kur punohet në frymën e unitetit, ashtu siç na ka mësuar presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

E di që rruga në të cilën do të bashkëudhëtojmë në 4 vitet e ardhshme nuk do të jetë e lehtë, mirëpo me besim në Zot dhe në forcën që buron nga puna ekipore jam i bindur që do ia dalim.

Na priftë e mbara në punën tonë për ta fuqizuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Vetëm fitoret qofshin për LDK-në.