Antalia dërgon ndihma për të shpërngulurit nga Aleppo

24.01.2017 15:21:57

Antalia ka zgjatur dorën e ndihmës për personat në nevojë në Halep të Sirisë.

10 mauna të ngarkuara me ndihma humanitare, si: ushqime, veshje dhe materiale të tjera të nevojshme që janë mbledhur në kuadër të fushatës së filluar me moton “Vepro për Halepin”, janë dërguar nga Antalia për civilët evakuuar nga qyteti i Halepit të Sirisë.

Kryetari i Bashkisë Kepez në Antalia, Hakan Tytynxhy (Hakan Tütüncü) në deklaratën që bëri lidhur me çështjen në ceremoninë përcjellëse tha;

“Sot jemi duke përjetuar një lumturi të papërshkrueshme për kontributin që po japim edhe ne si Kepez në fushatën domethënëse të grumbullimit dhe dërgimit të ndihmave në Siri. Uroj që këto ndihma të mbërrijnë tek ata që kanë nevojë dhe të shërojnë sadopak plagët e tyre”.

10 mauna me ndihma për Halepin u përcollën me ceremoni.