Franca konfirmoi edhe 112 vdekje tjera nga coronavirusi brenda një dite – 674 vdekje në total

22.03.2020 21:37:30

Franci i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë thekson se në Francë ka tashmë 674 vdekje nga coronavirusi, 112 të tjera në 24 orët e fundit, dhe 16,018 raste të konfirmuara, nga të cilat 1.746 janë serioze.

Edhe dje Franca kishte numër të njëjtë të të vdekurve, pra 112, shkruan The Guardian.

Vendi, i cili tani ka mbi 16 mijë raste të konfirmuara, ka treguar se personat që janë në kujdesin intensiv, shumica prej tyre janë nën moshën 60-vjeç