FIFA e bën Gjilanin me dy stadiume ndihmëse

23.01.2018 16:22:57

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me financim të organizatës më të madhe të futbollit FIFA, do t’i ndërtoj dy stadiume ndihmëse në Gjilan. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, në mbledhjen e sotme të Bordit të Drejtorëve.

“Tashmë veç është punë procedurash dhe pritet të nis ndërtimi i këtyre stadiumeve, pas stadiumit me standarde të FIFA, rindërtimin e të cilit kemi filluar muaj më parë. Me këto stadiume, do të rritet jashtëzakonisht shumë niveli i futbollit dhe klubet e sportistët tanë do ta kenë shumë më të lehtë funksionimin”,  ka thënë Haziri.
Muaj më parë Komuna e Gjilanit ka nisur me rindërtimin e stadiumit të qytetit, i cili ka kosto prej mbi 5 milionë euro dhe do të ndërtohet në tri faza.