Presidentja Osmani e pranishme në ndeshjet e Distria Krasniqit

24.07.2021 15:42:28

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte e pranishme në dy ndeshjet hapëse të Distria Krasniqit.

Distria Krasniqi arriti në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike, “Tokyo 2020” duke mposhtur Lin Chen Hao dhe Gabriela Chibana.

Mirëpo, ajo pati mbështetjen edhe të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte e pranishme në sallë gjatë dy dueleve të xhudistes kosovare.

Osmani shihet duke e përkrahur Krasniqin në triufmet e saj në “Tokyo 2020”.

Tani, Distria do të përballet me  xhudisten mongoliane, Munkhbat Urantsetseg në kuadër të gjysmëfinales.