Kastrioti mbetet në Superiore, mposht 2-1 Tomorin në playoff

30.05.2021 18:11:10

Kastrioti mbetet në elitën e futbollit shqiptar. Pas shumë javësh vuajtje ku krutanët rrezikonin direkt rënien, ata siguruan një finale ku mund të siguronin qëndrimin në Kategorinë Superiore dhe në fund ia dolën.

Në finalen playoff përballë Tomorit që vinte nga Kategoria e Parë pasi siguroi zonën playoff, krutanët tashmë me Ndreun në stol që mbylli skualifikim arritën të fitonin me bindje me rezultatin e pastër 2-1.