Fillon debati për demarkacionin nën udhëheqjen e nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti

03.08.2016 10:46:06

Me gjysmë ore vonesë tani ka filluar debati për demarkacionin me Malin e Zi.

Hapjen e këtij debati është duke e bërë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

Ndërsa ekspertë, deputetë, ambasadorë dhe përfaqësues të partive politike janë mbledhur në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës për të diskutuar në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi.

Në këtë debat po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Përveç tyre prezent janë edhe ambasadorët e shteteve të akredituara në Kosovë.