Veseli: T’i tregojmë botës se ne dimë të udhëheqim shtet

03.08.2016 10:57:56

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se sot në debatin për demarkacionin Kosova do të iu tregoj vendeve të rajonit se dimë si ta udhëheqim shtetin.

“Kjo ditë është e veçantë kemi kaluar një vit të plotë i cili nuk ka qenë shumë i lehtë. Kemi të bëjmë me një marrëveshje e cila ka qenë shumë e rëndësishme si cili është shënjimi kufirit unë i falënderoj gjithë pjesëmarrësit kjo është mënyra se si duhet të bisedojmë dhe si të ballafaqohemi me fakte dhe argumente”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se këtë nuk duhet  ta bëjmë për vetë por për ata të cilët na besojnë që me punën  ne punojmë për interesat e tyre për mbrojtjen e identitetit të qytetarëve tanë.

“Kjo është një mundësi e mirë që brenda Kuvendit të ballafaqohen argumentet të cilat janë rreth çështjes së kufirit  dhe të tregojmë se ne jemi te zotët të marrim gjitha përgjegjësit për vendin tonë synojmë të përçojmë mesazhin të fqinjët tanë për të treguar se i kemi raportet shumë të mira. Mali i Zi është një nga shtetet e para që e ka njofto Kosovën si shtet”, ka thënë Veseli