Fillon numërimi, së shpejti do të dalin anketat e para

08.11.2016 23:29:05

Dita kur SHBA-të do ta zgjedhin presidentin e ri do të jetë më e gjata në katër vitet e fundit në këtë pjesë të botës, por edhe në pjesët tjera, përfshirë edhe Kosovën.

Pasi që jemi afruar në orët e fundit të përfundimit të votimeve, tashmë anketat e para do të dalin së shpejti.

CNN ka paralajmëruar se brenda një orë do të del me exit-pollin e vet, exit-poll ky që do të sqarojë shumë gjëra deri në numërimin zyrtar të votave, shkruan lajmi.net.

Te dy kandidatët, Hillary Clinton dhe Donald Trump kanë hyrë në zgjedhje, praktikisht me gjasa të barabarta, edhe pse Hillary e ka mbajtur epitetin e favorites, që e ka përcjellë gjatë gjithë fushatës zgjedhore.

Kur mbyllen vendvotimet në Amerikë sipas kohës kosovare?

Rezultatet e para të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të nisin të dalin pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00, sipas kohës në Uashington, apo në orën 01:00 sipas kohës në Kosovë, në shtetet: Gjeorgji, Karolina e Jugut, Virxhinia, Vermont, Kentaki dhe Indiana.

Vendvotimet në Bregun Perëndimor, përfshirë Kaliforninë, mbyllen në orën 20:00, apo 05:00 me kohën në Kosovë.

Kandidati republikan, Donald Trump, më parë ka refuzuar të thotë nëse do të pranojë ose jo rezultatin e zgjedhjeve po qe se ai nuk është në favor të tij.

Djali i tij i madh, Donald Trump Jr., i ka thënë CNN-it sot se Trump “do të respektojë rezultatin e zgjedhjeve të drejta