Fillon protesta e veteranëve në shesh

30.09.2016 12:49:23

Ashtu siç është paralajmëruar, ka filluar në orën 12:00 protesta e veteranëve të UCK-së. Kjo protestë është thirrur nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të prestarëve të UCK-së,q ë drejtohet nga Xhevdet Qeriqi.

Megjithatë, numri i veteranëve të mbledhur është fare i paktë dhe ata po qëndrojnë në sheshin ‘Skënderbeu’, pranë ndërtesës së qeverisë së vendit, raporton lajmi.net.

Ata protestojnë për atë që e cilësojnë si padrejtësi që u janë bërë familjeve të dëshmorëve dhe kategorive të tjera të luftës së UÇK-së nga ana e Ministrisë të Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Vonesat e padrejta të pensioneve për veteranët e luftës na kanë shtyrë ta marrim këtë vendim”, ka thënë Qeriqi në një reagim të tij”, ka thënë Qeriqi.

Por me një numër të pakët të veteranëve të protestë, vështirë se qeverisë do t’i ndryshohet mendja.

14550746_1269664269751485_1929077854_o 14522299_1269664173084828_1660365060_o 14522357_1269662856418293_1862303342_o 14424080_1269662883084957_256755918_o