Fillon protesta kundër krimit dhe korrupsionit, merr pjesë edhe Vetëvendosje

19.08.2016 17:49:43

Protesta e qytetarëve kundër përgjimeve që u publikuan ditët e fundit ka filluar në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Qytetarëve u janë bashkuar edhe anëtarë  nga radhët e Vetëvendosjes, si Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Fisnik Ismajli, Dardan Sejdiu, raporton Indeksonline.

Protesta është duke u mbajtur për ta kundërshtuar krimin dhe korrupsionin, sidomos përgjimet telefonike në mes udhëheqësve të lartë të PDK-së, ku protagonist kryesor është ish shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci i cili dha dorëheqjen ditë më parë nga ky funksion.

Protestuesit janë duke u bërë thirrje qytetarëve t`i bashkohen kësaj proteste.