Fillon punën zyra për ankesa dhe kërkesa të pasagjerëve në Aeroportin e Prishtinës

13.08.2018 14:08:40
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu me bashkpunëtorë, nën shoqërinë e zyrtarëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, të hënën kanë zyrtarizuar fillimin e punës së zyrës për ankesa dhe kërkesa të pasagjerëve.

Qëllimi i kësaj zyre është avancimi i mbrojtjes së drejtave të udhëtarëve të Aeroportit të Prishtinës.

“Stafi i Ministrisë së Infrastrukturës do të jetë në shërbim të qytetarëve, çdo ditë të javës.

Ndërkaq ankesat dhe kërkesat mund të parashtrohen edhe përmes numrit të telefonit (+381) 038 200 28 105, apo email adresës avioudhetaret@rks-gov.net“, bën të ditur MI.

Kjo nismë do të pasohet edhe me hapa të tjerë drejt rritjes së efikasitetit të udhëtimit për pasagjerët.