Fillon takimi i thirrur nga Hoti për dialogun me Serbinë, bojkotohet nga LVV dhe PDK

18.06.2020 10:27:16

Ka nisur të mbahet takimi i liderëve të partive politike në Kosovë, të thirrur nga kryeministri Avdullah Hoti, për të diskutuar lidhur me procesin e dialogut me Serbinë dhe për takimin që është paraparë të mbahet më 27 qershor në Uashington.

Hoti një ditë më parë ka thënë se qëllimi i takimit me liderët e partive politike është bashkërendimi i qëndrimeve të spektrit politik të vendit për procesin e dialogut me Serbinë.

Në takim po marrin pjesë Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, përfaqësues të AKR-së, minoriteteve, ndërsa pjesë e takimit nuk janë Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës thotë se qasja e Hotit, duke dërguar fillimisht ftesa nga rrjetet sociale dhe studiot televizive, nuk është serioze.