Hoti ia përmend Haradinajt dështimet e Qeverisë, thotë se ka trefishim të importit

17.03.2019 20:45:05
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ia ka numëruar dështimet Qeverisë aktuale të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi dhe videoje të postuar në Facebook, Hoti ka tyhënë se gjatë qeverisë aktuale është përgjysmuar trendi i rritjes së të hyrave buxhetore, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, është trefishuar edhe trendi i rritjes së importeve.

Ky është postimi i plotë i Hotit në Facebook:

Gjatë Qeverisë Haradinaj, janë përkeqësuar treguesit ekonomik:

Është përgjysmuar trendi i rritjes të të hyrat buxhetore,

Është rritur me 1/3 trendi i rritjes së shpenzimeve,
Është trefishuar trendi i rritjes së importeve,
Ka mbetur i njëjtë trendi i rritjes së eksporteve,
Është rritur papunësia nga 27% në 30%.