Fisnik Daci, Shqiptari që gjen portofolin me para në New York, dhe...

Fisnik Daci, Shqiptari që gjen portofolin me para në New York, dhe ja dorzon të zonjës, akt që duhet vlersuar

18.08.2017 11:29:53

Një emigrant shqiptar i cili jeton në Nju Jork, ka bërë një gjest vërtet fisnik dhe për tu vlerësuar.

Fisnik Daci, ishte duke ecur  nëpër rrugët e Nju Jorkut, kur ka gjetur në rrugë një portofol me disa karta krediti brenda,  një shumë parash, si dhe një blllok me çeqe.

Portofoli i përkiste një gruaje, amerikano afrikane të cilën ai e kishte kontaktuar për ta informuar se i kishte gjetur portofolin.

Në historinë e treguar në një postim të tij në facebook, Fisniku thotë se pasi kishte kontaktuar kishte mësuar se portofoli i përkiste një zyrtareje të lartë në zyrat e Emigracionit në New York.

“Pasi më pa më përqafoi me lot në sy, dhe me tha se aty në atë portofol, është e gjithë jeta ime, janë të gjitha kartat e bankës, çeqet, dhe një shumë të hollash , të kursyera për t’i dërguar tek njërëzit e mi në Afrikë”

Më dha 100 dollarë, por unë i refuzova, Në fund më dha një edhe një Business Cards, dhe më tha se ishte Memaxherja kryesore e Zyrës së Emigracionit dhe e Sistemit shëndetësor dhe nëse do më duhej ndihma e saj vetëm ta lajmërova.

U mendova dhe i thashë. Faleminderit! Unë i kam të gjitha. “Unë quhem Nick – Fisnik Daci, jam Albanian – (Shqiptar). Në qoftë se në zyrën tuaj vjen ndonjë shqiptar, të lutem ndihmoje, sa të mundesh se ne shqiptarët, të gjithë kështu jemi me zëmër të bardhë, të pastër”, thotë në postimin e tij Fisniku, emigranti shqiptar nga Dibra e Madhe, që jetonte në Staten Island – Nju Jork.