Ministrja në largim e Dialogut, Edita Tahiri tregon se kur do të...

Ministrja në largim e Dialogut, Edita Tahiri tregon se kur do të rifilloj dialogu Kosovë-Sërbi

18.08.2017 11:22:44

Mirëpo, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë një porosi për të në lidhje me këtë çështje.

Ministrja në largim e Dialogut, Edita Tahiri porositë Serbinë që të merren me zbatimin e tetë marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Ajo thekson se rifillimi i dialogut do të bëhet vetëm pas krijimit të institucioneve të reja në Republikën e Kosovës.

“Porosia ime për Serbinë dhe Vuçiqin është që le të merren me zbatimin e marrëveshjeve sepse janë tetë marrëveshje që Serbia nuk i ka zbatuar. Ndërsa rifillimi i dialogut bëhet pas krijimit të institucioneve të reja në Republikën e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa angazhimet e mëdha për rifillimin e dialogut nga ana e Serbisë, sipas Tahirit nuk i mbulojnë shkeljet që ata ia bënë marrëveshjeve.
“Serbia nuk mund të mbuloj shkeljet që ia bënë marrëveshjeve me deklarata boshe gjoja si angazhim për dialog”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, ndërprerja e dialogut është bërë që në muajin mars të këtij viti, pas ndalimit që iu bë liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj me urdhërarrest të Serbisë në Francë.