Fisnik Ismaili tregon pse u largua NEWBORN-i?

01.02.2018 15:51:13
Shumë njerëz kanë pyetur sot se çfarë po ndodh me obeliskun e pavarësisë “NEWBORN” i cili është larguar nga vendi ku ka qëndruar tash e 10 vjet.

Ideatori dhe realizatori i kësaj vepre madhështore, Fisnik Ismaili ka bërë të ditur se pse është larguar “NEWBORN”-i nga vendi.

“NEWBORN sivjet po e merr trajtimin që e ka meritue edhe e ka pritë tash 10 vjet. Po e çojmë me i gërrye ngjyrat, ndryshkun edhe papastërtinë që e ka mbledhë ndër vite. Kthehet qeto ditë edhe më i bukur, me pamje të re, që tashmë është bë traditë”, ka shkruar Ismaili në Facebook.