Fiton Hamilton në Brazil, Rosbergut i mjafton vendi i dyte ne Abu Dabi

13.11.2016 22:37:48

Lewis Hamilton triumfon në Cmimin e Madh të Brazilit në një garë të pazakontë, që u ndërpre dy herë për shkak të reshjeve të shiut, me makinën e sigurisë që qëndroi në pistë për një kohë të gjatë. Për pilotin britanik ky ishte suksesi i parë në Interlagos në karrierën e tij, por më i rëndësishëm është fakti se e ngushton në vetëm 12 pikë diferencën me shokun e tij te skuadrës Rosberg, i cili u rendit i dyti. Tashmë titulli kampion do të vendoset në cmimin e madh të fundit të vitit në Adu Dabi, ku pilotit gjerman të Mercedesit do t’i mjaftoi edhe vendi i tretë për t’u shpallur kampion i botërorit të Formula 1.

Në podium u ngjit edhe Verstappen i Red Bullit, i cili pasi përfundoi i 12-ti pas një pit stopi, mundi t’i rikuperonte një ri pas tjetrit pozicionet, duke e mbyllur garën i treti.

Vettel ishte ferraristi i vetëm që mundi ta kalonte finishin pikërish në pozicionin e pestë, pasi Raikonen doli jashtë pistës në xhiron e 20-të pas një përplasjeje të fortë në vijën e drejtë.

Paraqitje  mirë e Sergio Perez me Force Indian, duke siguruar vendin e katërt, por edhe e Carlos Sainz me Toro Roson, që e kaloi finishin para Hulkenberg.

Vendi i tetë për Daniel Ricciardon, pas të cilit u renditën Felipe Nasr dhe Fernandio Alonso. Fund i hidhur për Felipe Massan, që në cmimin e madh të fundit në Brazil u tërhoq nga gara pas një aksidenti në kthesën e fundit të xhiros së 49-të. Duke iu kthyer duelit për titullin, vetëm një mrekulli mund ta bëjë Hamiltonin ta fitojë botërorin, pasi asgjë nuk është më në dorën e tij. Rosberg mjafton të marrë 15 pikë, pra të renditet në vendin e tretë, për të fituar titullin e parë botëror në karrierë.