Pak javë më parë u bë nënë për herë të dytë, bashkëshortja e Lorik Canës tregon linjat pas lindjes

12.02.2020 17:11:34

Bashkëshortja e Lorik Canës, Monica, ka vetëm pak javë që ka sjellë në jetën fëmijën e dytë. Ajo që tani mund të themi se ka arritur forma fizike perfekte.

Së fundmi ajo ka shuar kuriozitetin për ta parë sesi duket pas lindjes dhe nuk na zhgënjeu. Ajo shfaqet e veshur serioze në ashensor, gati për ndonjë takim pune dhe tepër në formë.

E veshur me pantallona të zeza dhe një pulovër të trashë, Monica ka treguar trupin e saj për herë të parë që pasi u bë nënë për herë të parë.

Ndërkohë kujtojmë se bashkë me ish-kapitenin e Kombëtares, Monica mirëpriti fëmijën e saj të dytë në janar, një vajzë që e pagëzuan me emrin Enkeleida.

Ish-kapiteni i Kombëtares dhe partnerja e tij italiane publikuan në “Instagram” foto të vogëlushes së tyre, pasi mbushi dy javë nga lindja.