Pritjet vendimtare, Strakosha parakalon emrat e mëdhenj

10.03.2018 00:01:42
Foto Alfredo Falcone - LaPresse25/09/2016 Roma ( Italia)Sport CalcioLazio - EmpoliCampionato di Calcio Serie A Tim 2016 2017 - Stadio Olimpico di RomaNella foto:strakoshaPhoto Alfredo Falcone - LaPresse25/09/2016 Roma (Italy)Sport SoccerLazio - EmpoliItalian Football Championship League A Tim 2016 2017 - Olimpico Stadium of RomaIn the pic:strakosha

Thomas Strakosha e filloi këtë edicion si një bast i trajnerit Simone Inzaghi, i cili hoqi dorë nga ish portieri i kombëtares italiane, Federicho Marcheti, për t’i dorëzuar çelësat e prapavijës së Lazios, gardianit të kombëtares shqiptare.

Një bast i fituar plotësisht, sepse 22-vjeçari është kthyer në një pikë referimi tek bardhekaltrit, shumë pak gabime dhe një mori rastesh të rrezikshme të evituara, falë talentit dhe aftësive që disponon.

Vlerësimet nuk kanë munguar nga mediat ndërkombëtare dhe më i fundit vjen nga e përditshmja prestigjoze italiane, “Corriere dello sport”. Në një klasifikim të bazuar në statistika, kjo media e shkruar ka renditur 10 portierët që kanë mesataren më të lartë të pritjeve të jashtëzakonshme në Serinë A. Strakosha mban vendin e dytë me 3.1 pritje për ndeshje, natyrisht flitet për ndërhyrje që evitojnë gola të sigurt dhe jo për pritjet rutinë.

Në krye të klasifikimit ndodhet gardiani i Romës, Allison Becker, ndërsa vendi i 3-të është një befasi, pasi aty gjendet portieri i Beneventos gjate pjesës së parë të sezonit, Vid Belec. Slloveni u transferua tek Sampdoria në Janar, por nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje.

Vetëm vendi i 4-t për kapitenin e Juves, Giggi Buffon, ndërsa në këtë renditje mungon numri 99 i Milanit, Ganluiggi Donnarumma, i cili shikohet se pasardhësi i Buffon në kombëtaren italiane.