Lista Serbe ia shuan shpresat koalicionit për votimin e demarkacionit

09.03.2018 23:58:35

Kryeministri, Ramush Haradinaj është shprehu optimist se javën e ardhshme do të kryhet çështja e demarkacionit me Malin e Zi, por në kënd po llogaritë kryeministri.

Deri tani koalicioni qeverisës së bashku me LDK-në i kanë 78 vota, do të thotë se ende nuk i kanë siguruar 2/3 e votave të nevojshme, ose kthyer në numra mbi 80. Se nuk i kanë votat e tha edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, mirëpo edhe ai u shpreh optimist se demarkacioni do të merr epilog.

Nga ana tjetër, kryeministrit Haradinaj mezi arrit marrëveshje me LDK-në, mirëpo Vetëvendosjes nuk arrit t’ia ndryshojë qëndrimin e 2015 duke qëndruar kundër votimit të demarkacionit.

Sido qoftë, Haradinaj nuk ka qartësuar se a do të jenë votat e Listës Serbe apo të Vetëvendosjes ato që do të mundësojnë kalimin e demarkacionit.

“Ne kemi bërë një bisedë të sinqertë me Listën Serbe. Ata janë zënë në befasi se nuk e kanë prit që shqiptarët do të bien dakord edhe tani ata janë në shqyrtim e sipër të mundësisë për të përkrah këtë. Nuk është se kanë një refuzim të kësaj teme por jemi në biseda e sipër për mundësi. Unë i respektoj deputetët e Listës Serbe, jemi në biseda me ta që të ndihmojmë lirinë e lëvizjes për qytetarët e vendit’, ka thënë Haradinaj sonte në një intervistë për RTK-në.

Megjithëkëtë, ka pasur zëra të dalë nga koalicioni se Lista Serbe do ta votojë demarkacionin, bile u tha se nuk ka kërkuar asgjë si këmbim.

Mirëpo, Lista Serbe i ka hedhur poshtë raportimet e koalicionit dhe ua ka shuar shpresat se deputetët e kësaj partie do ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi.

Në një komunikim medial, kjo parti demarkacionit i referohet si “i ashtuquajturi”, pra nuk pranon ta njoh as si fakt të marrëveshjes ndërshtetërore me Malin e Zi, duke e ndjekur politikën zyrtare të Beogradit.

“Për Listën Serbe tema e të ashtuquajturit demarkacion as që ekziston, e as që na intereson ajo çështje, me të le të merren partitë shqiptare në pajtim me programin e tyre politikë”, thotë Lista Serbe.

Mirëpo, kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dërguar letër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj me të cilën i ka kërkuar që së bashku të ndjekin disa hapa dhe të gjendet një zgjidhje për demarkacionin.

Sipas Kurtit, ngutia për ratifikim të Demarkacionit është bërë urgjencë e ditës, siç thotë ai për shkak të vizave, mirëpo. Kurti ka shkruar po ashtu Demarkacioni është kushti i parafundit dhe jo i fundit për liberalizim të vizave.

Ndërsa kryeministrit iu është përgjigjur Kurtit si në vijim: “Mu më ka shkru një letër kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje z. Kurti me të cilin ne kemi qenë bashkë në kundërshtim të versionit të gabuar. Unë e kuptoj presionin e z.Kurti se kish qenë ma mirë me e korrigju përpara me e kthy në Çakorr dhe në Kullë. Por kjo nënkupton dalje prej një marrëveshje. Pas ratifikimit nga ana e Kosovës nuk është humb asnjë argument i korrektimit. Tani iu kisha lut z.Kurtit edhe deputetët e Vetëvendosjes, njëkohësisht kisha lut edhe deputetët e tjerë që e shoh se kanë tani mospajtime brenda VV-së. Janë kriju dy drejtime politike. Z. Visar Ymeri e të gjithë ata tjerët i kisha lut që ta konsiderojnë dhënien e votës edhe të mos e lejojnë Kosovën që të ndodhet në pozita të presioneve për votë.