Nitaj: Kryeministri e terhoqi demarkacionin se nuk i kishte votat, e as nuk do t’i ketë

12.09.2016 21:58:23

Sponsorët kryesorë të versionit aktual të Demarkacionit me Malin e zi, Presidenti dhe Kryeministri, kanë dështuar ta ratifikojnë projektligjin për Demarkacionin në Kuvend, ka thënë zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, për Indekosnline.

“Çdo kush që i ka dy fije mend në kokë, e di që Kryeministri e tërhoqi projektligjin nga votimi, nga se nuk i kishte votat për ta kaluar, e jo për shkak të rrethanave të krijuara, siç tha ai”, ka thënë Nitaj.

Prandaj kjo sipas tij, është situata e fundit rreth demarkacionit dhe çdo nismë e Kryeministrit për tu takuar me Opozitën për këtë çështje, duhet ta këtë një emër.

“Trajtimi i pandershëm dhe i papërgjegjshëm i kësaj teme, e ka rrokullisur vendin për një vit rresht dhe nuk ka mbetur më hapësirë, as edhe për një gabim të vetëm!”, ka thënë Nitaj.