Fidan Rekaliu është zgjedhur Kryetar i Forumit Rinor të LDK’së. Ai është këshilltar i Ministrit të Infrastrukturës, Lutfi Zharkut. Kjo është fitorja e parë e krahut të Agim Veliut në LDK dhe dështimi pjesës tjetër të LDK’së për të shtyrë në kreun e të rinjve të LDK’së, Besart Dreshajn.
Grupi i Agim Veliut e ka marrë udhëheqjen e Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu, Fidan Rekaliu është votuar për t’i udhëhequr të rinjtë e LDK’së në katër vitet e ardhshme.
Në këtë garë ishte edhe Besart Dreshaj, i cili ishte përkrahur nga Nënkryetari tjetër i LDK’së prej Istogut, Haki Rugova.
“Nga ky moment, rikonfirmoj , gatishmërinë time të plotë për të qenë njëri nga ju, në secilin proces të rëndësishëm për subjektin tonë, duke u angazhuar maksimalisht që FRLDK të jetë bartës i përgjegjësive në sfidat dhe sukseset e Lidhjes Demokratike të Kosovës’ , shkruan Rekaliu, pasi është votuar për kreun e Forumit.
Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, kishte propozuar dhe kishte ndihmuar Skender Hysenin të bëhet Ministër i Punëve të Brendshme.






































