Sipas Aktgjykimit që ka marrë Gjykata Themelore në Gjilan e kryesuar nga trupi gjykues nga Naser Maliqi, Bekim Mustafa tash e tutje do të jetë pronar ligjor i një Moteli, një pompe të benzinës dhe pizeria. E njohur si “Ferizi Petroll” kjo pasuri tani i është kthyer pronarit ligjor shprehet Halit Azemi.Në fakt kjo lëndë kishte nisur qysh në vitin 2003 për tu shtyrë me vite të tëra. Të paditurit Ekrem Behluli, Reshat, Kadri, Hatixhe, Nazmi dhe Luan Behluli përfundimisht kanë humbur kontestin sepse më 20 prill 2017 lënda tashmë është ekzekutuar dhe pronari dihet tha Azemi.
Në vendimin e Gjykatës thuhet se Bekim Mustafa është pronar i ngastrës 3951/2 derisa obligohet Ekrem Behluli që t`ia paguaj shumën prej 139 mijë eurove Bekim Mustafës për pompën e shfrytëzuar “Ferizi Petroll” për 127 muaj.
Avokati Halit Azemi thotë se ky proces gjyqësor ka ngritur jehonë dhe ka shprehur interesim për faktin se Bekim Mustafa ishte i pafuqishëm përballë njerëzve të pushtetshëm gjyqësor sa ishte Ymer Huruglica dhe kompania e tij në krye të Gjykatës së Gjilanit.






































