Fitore me goleadë e Chelsea ndaj Watford

16.05.2017 07:55:07

League, duke e mbyllur ndeshjen me golaeadë. 4-3 fituan kampionët e rinj të Anglisë, që në fakt e kishin siguruar titullin në përballjen me West Bromwich. Me shumë ndryshime në formacion, skuadra e Contes shënoi e para me John Terryn në minutën e 22-të. 2 minuta zgjati avantazhi i Chelseat, pasi Capue ktheu barazpeshën me një goditje brenda zonës.

Azpilicueta në të 36-ën realizoi të dytin për Blutë e Londrës, që shkuan në dhomat e zhveshjes në epërsi të një goli. Sapo nisi pjesa e dytë, Mitchy Batshwayi e coi rezultatin në 3-1, por pak minuta me vonë miqtë u kundërpërgjigjën me Daryl Janmat që ngushtoi në 3-2.

Stefano Okaka krijoi iluzionin e një barazimi përfundimtar 3-3, por 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt e gjeti golin edhe Cesc Frabregas për fitoren e 29-sezonale, që e ngjit Chelsean në kuotën e 90 pikëve.