Flakët përfshijnë një makinë në autostradën Tiranë-Durrës

04.08.2017 16:04:30
Një makinë ka shpërthyer në flakë gjatë lëvizjes nga Durrësi për në Tiranë. Ende nuk bëhet me dije nëse ka persona të lënduar nga kjo ngjarje.

Mësohet se automjeti ka marrë zjarr në autostradë përgjatë zonës së Maminasit duke paralizuar qarkullimin për disa minuta.

Drejt saj janë nisur forca zjarrfikëse për të shuajtur zjarrin.