Flakët rrezikojnë kishën e Shën Ndout

29.08.2017 17:06:34

Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer pas mesditës të së martës në kurorën e gjelbërt të Laçit.

Flakët u shpërndanë me shpejtësi duke rrezikuar disa banesa, linjën e interkonjeksionit dhe Kishën Shën Ndout.

Në operacion për shuarjen e flakëve janë angazhuar 3 ekipe zjarrfikëse, 40 forca ushtarake të mbështetura me helikopterë nga ajri.

Aktualisht zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për fikjen e plotë të tij.