Çifti Trump viziton Teksasin, Zonja e Parë me taka në ‘mes’ të uraganit (Foto)

29.08.2017 19:11:11

Uragani Harvey në Texas, i cilësuar nga ekspertët si uragani i shekullit, ka shkaktuar deri më tani pesë persona të vdekur, ndërsa përmbytjet janë të jashtëzakonshme.

Për të parë situatën nga afër, në vend kanë shkuar edhe Presidenti SHBA-së Donald Trump dhe e Zonja e Parë, Melani Trump.

Deri më tani gjithçka është normale, por po të shikoni me vëmendje ka një detaj te Melani, që ndoshta nuk është edhe shumë normal për situatën.

Edhe pse në “mes” të uraganit, zonja e parë nuk heq dorë nga këpucët elegante me takë të hollë.