Flamur Shala: Qe tri vite Shpend Ahmeti ia humbi Prishtinës 25 milionë euro

16.12.2016 11:42:15

Shefi i asamblistëve në kuvendin e Kosovës, Flamur Shala ka reaguar ndaj kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti duke thënë se që prej vitit 2014 e deri në vitin që jemi tani janë humbur diku 10 milionë.

Shala ka theksuar se afërsisht në 280 milionë buxhet që është i aprovuar nga Kuvendi i Prishtinës për katër vitet në qeverisje janë të ditur 25 milionë krejtësisht të humbura.

“Shpend Ahmeti ia humbi Prishtinës në vitin 2014 rreth 6 milionë euro, pare të thata. Në vitin 2015 rreth 9 milionë euro pare projektesh që i kishte planifikuar vetë. Në vitin 2016 po duket të jenë të humbura nja 10 milionë. Nga afërsisht 280 milionë buxhet, i aprovuar nga Kuvendi i Prishtinës, për katër vjet qeverisjeje, dihet me ato 25 milionë krejtësisht të humbura, si dhe me humbje të donacioneve, njëpasnjë deri te DMOS-I, le t’i numërojmë “të arriturat”: Pa asnjë shkollë të ndërtuar, pa asnjë park të gjelbëruar, pa asnjë projekt kapital tw pwrfunduar”, ka thënë Shala.

“Po, gati i harrova shtyllat metalike (kunxhat) dhe kiflet që po i çojnë nëpër lagje, e shumë pak sish po hahen në shkollë”.