Sensacionale, Enrique kërkon Taulant Xhakën

16.12.2016 11:44:53

Luis Enrique hedh sytë nga Taulant Xhaka. Ky është titulli i një lajmi sensacional për tifozët shqiptar i portalit “Sportskeda”, që u referohet zërave të merkatos. Dicka e vështirë për t’u besuar, por që gjithsesi mbetet intriguese nga argumentat që paraqet ky portal. Barcelona ka patur probleme të vazhdueshme në krahun e djathtë, ku është aktivizuar vecanërisht Sergi Roberto por edhe Alex Vidal. Mirëpo Enrique dëshiron me cdo kusht të ketë një tjetër alternativë të besueshme në këtë pozicion për fazën mbrojtëse dhe sheh te lojtari kuqezi proflin e futbollistit që i duhet për këtë rol.

Taulant Xhaka, sipas “Sportskeda”, është një lojtar që mund të luajë edhe në mesfushë në rolin e shkatërruesit dhe i ka treguar cilësitë e tij me Baselin sidomos në përballjet e Championsit. Statistikat e shqiptarit janë të krahasueshme me ato te Ngolo Kante të Chelseat.

Kartoni i 25-vjecarit, vlerësohet nga 20 deri 25 milionë euro dhe tashnmë Enrique, sipas “Sportskeda”, thjesht duhet të bëjë ofertën e duhur për ta patur në dispozicion të tij mesfushorin polivalent shqiptar. Pas vëllait të vogël Granit, edhe Taulanti përfundon ne merkaton e klubeve të mëdha.