Flet ministri i Jashtëm kinez – “Nuk ka fitues në rast se do të kishte një konflikt Kinë-SHBA”

07.02.2017 17:05:50

“Nuk do të ketë një fitues në rast të një konflikti mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi. Deklaratat u bënë sot teksa tentoi t’i ulte tensionet mes dy vendeve të cilat u rriten pas zgjedhjes së Donald Trumpit president të SHBA.

Marrëdhënies mes Kinës dhe SHBA-së u përkeqësuan pasi Trumpi zemëroi Pekinin në dhjetor të vitit të kaluar, duke folur në telefon me presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-ëen, si dhe pasi kërcënoi që të vendoste tarifa ndaj importeve kineze.

Kina e konsideron Tajvanin si provincë të vështirë për t’u kontrolluar, pa të drejta për marrëdhënie formale diplomatike me asnjë vend tjetër.

Por, sipas Wang, Kina është e përkushtuar për paqe, pas një takimi me Ministren e Jashtme të Australisë, Julia Bishop, transmeton oranews.

“Nuk mund të ketë konflikt mes Kinës dhe SHBA-së, sepse të dyja palët do të humbnin, prandaj asnjëri palë nuk mund t’ia lejojë vetes këtë,” ka thënë ai në Canberra.