Flet vëllai i imamit të Jashanicës, që kërcënoi familjen e presidentit: Vëllain tim e arrestuan si një kriminel (Video)

13.08.2018 22:32:05

I prangosur, në polici ka përfunduar një imam nga Jashanica e Klinës, pas një kërcënimi që i bëri familjes së Presidentit Hashim Thaçi, në Burojë të Skenderajt.

Vëllai i Asllan Bajraktarit të arrestuar, Ferati tregon ngjarjen.

Ai thotë se vëllai i tij Asllani nuk ka qenë te Presidenti, por ka dashur të shkojë te babai i tij dhe ta pyes se pse po e maltretojnë, lidhur me mos dhënien e një subvencioni në bujqësi.

“Ai vëllai i tij [vëllai i Presidentit Thaçi] nuk e di qysh iu ka përgjegj. Ne i kemi miq shtëpie. Por nuk e di se si janë ngatërruar”, thotë Ferati, për Klan Kosova.

Ai thotë se e ka trishtuar mënyra se si e ka prangosur policia Asllanin. Thotë se të dy kanë qenë ushtarë të UÇK-së.

“E arrestuan të martën në 12 të natës si një kriminel. Jena kanë krejt të bllokuem ksajde”, thotë ai, përcjell Telegrafi.

Në shtëpinë e imamit policia gjeti një armë

“E kanë gjet një armë të prishtë që e ka mbajt për kujtim gjatë luftës. E dinë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Sulltan Selimi, që i pari njeri që ka pru armë me traktor në Kosovë është hoxha [Asllani]”, tha Ferat Bajraktari.