Haradinaj: Nuk duam të prishemi me miqtë tani, por Kosova ka nevojë...

Haradinaj: Nuk duam të prishemi me miqtë tani, por Kosova ka nevojë për ushtri

13.03.2017 14:22:16

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Daut Haradinaj tha sot qëllimi i transformimit të FSK-së nuk është që të rrezikojë të tjerët, por të krijohet siguri brenda dhe jashtë Kosovës.

Ai në një debat me temë “Si të procedojmë me formimin e ushtrisë?”, të organizuar nga QKSS tha se Kosova nuk mund të jetë pjesë e NATO-s nëse nuk e ka ushtrinë.

“Nuk e di pse ekzekutivi u tërheq dhe po heshtë për këtë Projektligj. Nëse ata heshtin ne do të kërkojmë nga deputetët veç e veç ta përkrahin këtë iniciativë. E kuptoj, ndoshta kanë pas presion prej partnerëve ndërkombëtar. Nuk është qëllimi që të prishemi me miqtë tanë”, tha Haradinaj.