Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka humbur kohë që të sulmojë 4 ministrat e sapoemëruar nga Edi Rama. I pari që Berisha ka sulmuar, është Famir Xhafaj, sipas të cilit ministri i ri i Brendshëm do të sigurojë së bashku me të vëllanë trafikun e drogave të forta. Më pas ai ka vijuar me ministrat e rinj, duke u akuzuar për afera të ndryshme korrupsioni.
“Të dashur miq, mediat njoftojnë se:
-Ministria e drogës i besohet Fatmir Drogës, që më vëllain e tij kryekspert, trafikant ndërkombëtar droge, Agron Xhafa të dënuar në Itali, Venezuele dhe Ekuador, do sigurojë trafikun e drogave të forta në Shqipëri.
Vëlla Agroni kontrollon për llogari të familjes trafikun e drogës në Vlorë,Fier! Fatmiri si ministre drejtësie e lehtësoj para drejtësisë italiane, duke mashtruar dhe paraqitur vëllaçkon si te infiltruarin e anti-drogës shqiptare!
-Shëndetësia ju besua ndrikullës Manastirliu, asistentes me çizme në të gjitha vjedhjet të famozit Beqaj.
-Ministria e mëshirës dhe përdëllimit i besohet ndrikull Oltës, e cila thuajse është rritur në strehën varfnore të humanistes së famshme Shemsie Kadrisë, por që ngrihet në përgjegjësi sepse mami Neta e ka si dy herë çupën e saj!!
-Ministria e pushtetit vendor i besohet Shalsit, hajnit të betuar me zë dhe figurë se në pushtet do vjedhim me lezet. Për kujtesë, Shalsi përjetoi një depresion të thellë, thuhet me tentativa suicidale sepse krushka e parë nuk i dha asnjërin nga 8 apartamentet që Shalsi nënkryetar bashkie i kishte marrë me lezet si dhurata, por që i kishte vendosur në emra të krushkës dhe rrethit të saj. Shalsi është serioz, do të vjedhë me lezet! sb”, shkruan ish-Kryeministri.