Florian Dushi ua kujton të gjithëve zotimet e Kosovës të shprehura në Preambulën e Kushtetutës së saj

01.08.2016 01:38:27

Florian Dushi që është edhe zëvendsministër në Ministrinë e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, ka zgjedhur Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës për të bërë të qartë se për çka janë zotuar kuvendarët e Kuvendit të Republikës ditën kur është miratuar ajo Kushtetutë. Kjo Preambulë shprehimisht bën të qartë përkushtimin për të ndërtuar një shtet të qytetarëve, të barabartë, shtet që do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të mbarë Evropës, shtet që do të ndërtojë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, shtet që do të jetë  anëtar i denjë i familjes paqedashëse në botë, dhe qëdo të synojë të përfshihet në proceset euro-atlantike. Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të zotëri Dushit:

kushtetuta1365506635“ZOTIMI YNË

“Ne, Populli i Kosovës,

Të vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet; Të përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit; Të zotuar që Kosova të jetë shtet i mirëqenies ekonomike dhe i prosperitetit social; Të sigurt që shteti i Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të mbarë Evropës, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit të mirë me të gjitha shtetet fqinje; Të bindur që shteti i Kosovës do të jetë anëtar i denjë i familjes së shteteve paqedashëse në Botë; Me synimin që shteti i Kosovës të përfshihet në proceset integruese Euro-Atlantike;

Në mënyrë solemne, miratojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës

(Preambula e Kushtetutës së Republikës së Kosovës)”