Florida, 1 i vdekur dhe 9 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në aeroport

06.01.2017 19:45:12

Është raportuar një shkëmbim të shtënash me armë zjarri midis policëve dhe një personi në aeroportin e Laulerdale-Hollywood në Florida.

Sipas MSNBC raportohet se 9 persona kanë mbetur të plagosur dhe një tjetër ka ndërruar jetë. Autori i hapjes së zjarrit është arrestuar.

Në videon nga aeroporti duken qindra pasagjerë të mbledhur së bashku në pistë me elektrikë në dorë.