Forcat ajrore ruse sulmojnë pozicionet e ISIS

09.08.2016 19:03:37

Avionët bombardues rusë, kanë sulmuar pozicionet e grupit ISIS në lindje të qyteti Homs të Sirisë.

Lajmi bëhet i ditur nga televizioni shtetëror i Sirisë i cili thotë se avionët rusë kanë përdorur bomba të fuqishme kundër ISIS dhe kanë shkatërruar pozicionet e këtij grupi terrorist në rajonin Sokhane në lindje të Palmirës dhe veriperëndim të saj.

Operacioni kishte si objektiv shkatërrimin e një komande të ISIS në rajonin Sokhane dhe dy komanda të tjera në Homs, si dhe depo armatimesh, automjete ushtarake. Në këto sulme janë vrarë disa terroristë të ISIS.

Vladimir Komodev kreu i komisionit mbrojtës në parlamentin rus ka thënë se Moska përdor avionë bombardues në operacionet kundër atyre personave që kanë ngritur armët kundër popullit sirian.