Forcat e Policisë franceze përleshen me protestuesit (Video)

16.09.2016 09:26:31

Policia franceze është përleshur me protestuesit në Francë, të cilët janë shprehur kundër reformave të punës në këtë vend.

Lidhur me protestat e djeshme, nga sindikatat kanë thënë se ato janë të fundit, transmeton KosovaPress.

Mediat e huaja kanë paraqitur protestën e djeshme në fotografi, në të cilat janë demonstruar përleshjet mes forcave speciale të Policisë dhe protestuesve.