Formimi i shpejt i komunave serbe, çështje e rëndësishme, tha Gjuriq

12.10.2016 12:57:37

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Marko Gjuriq sot ka pritur në takim ambasadorin e ri të Suedisë në Serbi , Jan Ludin, të cilin e ka informuar për problemet e popullit serb në Kosovë, shkruajnë mediet serbe.

Në këtë takim, Gjuriq vëmendje të veçantë iu ka kushtuar lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës duke përmendur edhe ligjin për “Trepçën”, transmeton Indeksonline.

“Këto lëvizje të Prishtinës janë një kërcënim i madh për stabilitetin dhe progresin e bërë deri më tani në normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit, Gjuriq ka theksuar rëndësinë e formimit të shpejtë të komunave serbe, si garantues të interesave të popullit serb.