Miratohet rezoluta për kërkimin e lirimit të Nehat Thaqit, pa ndërprerjen e bisedimeve

12.10.2016 13:04:25

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rezolutën e propozuar nga Grupi Parlamentar LDK-PDK dhe Grupi 6+, e cila kërkon lirimin e menjëhershëm të Nehat Thaçit, por jo edhe pezullimin e bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e Nehat Thaçit dhe shfuqizimin e të gjitha fletë arresteve ndaj qytetarëve të Kosovës të lëshuara nga Serbia.

Kjo rezolutë mori 51 vota për, 13 kundër dhe 8 abstenime, raporton lajmi.net

Ndërsa rezoluta e dytë e paraqitur nga iniciuesi i debatit Gëzim Kelmendi dhe e përkrahur nga paritë opozitare, e cila nuk ishte dallime të mëdha në krahasim  me atë të partive në koalicion, përveç  pezullimit të bisedimeve deri në lirimin e Nehat Thaçit mori 19 vota për, 38 kundër dhe 18 abstenime.

Pikat  e rezolutës të propozuara nga LDK, PDK dhe grupi 6+:

Kuvendi kërkon lirimin e menjëhershëm  të Nehat Thaçit,

BE-së që të ndërhyjë në Qeverinë e Serbisë për lirimin e Thaqit dhe çdo komunikim me Serbinë të bëhet nëpërmjet zyrës së Mogherinit.

Poashtu, rezoluta parasheh që t’i bëhet me dije BE-së se Serbia po rrezikon përmirësimin e marrëdhënieve.

Ndërkaq, pika e fundit e rezolutës përcakton që të kërkohet nga Interpoli që Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate dhe që urdhër arrestet e Serbisë të kalojnë nëpërmjet Interpolit.

 Pikat e rezolutës të propozuar nga Gëzim Kelmedni dhe partitë opozitare:

Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të Nehat Thaqit

Kuvendi kërkon nga Qeveria e Kosovës pezullimin e bisedimeve deri ne lirimin e Thaqit dhe pezullimin e të gjitha akuza ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së

BE si garantues përmes mekanizmave të saj të angazhohet për lirimin e Thaqit

EULEX-i të deklarohet për rastin Thaqi dhe të angazhohet për lirimin e tij

Qeveria të ndërmarr të gjitha veprimet që Policia e Kosovës të bëhet pjesë e Interpolit dhe flet arrestet e Serbisë të largohen nga Interpoli.