Foshnja njëmuajshe nga Filipine është bërë një nga viktimat më të reja nga coronavirusi

15.04.2020 21:06:53

Një foshnje njëmuajshe është bërë një nga viktimat më të reja të coronavirusit në botë.

Sipas mediave të huaja,i porsalinduri vjen nga provinca Batangas në Filipine, vdiq në një spital nga sëmundja e “sepsis” ndërkaq kishte vështirësi në frymëmarrje.

“Fataliteti më i ri nga COVID-19, është një foshnje njëmuajshe”, tha nënsekretarja e shëndetësisë, Maria Rosario Vergeire.

“Ai vdiq për shkak të infeksionit të rëndë të frymëmarrjes”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë para vdekjes së foshnjes njëmuajshe, viktima më e re e nga coronavirusi në Filipine ishte një vajzë 7-vjeçare nga Pangasinan.

Raportohet se numri i përgjithshëm i viktimave nga coronavirusi në Filipine është rritur në 349, ndërsa 5, 453 persona janë infektuar