Pas koalicionit me LDK-në, VV kërkon prishjen e koalicionit me AKR-në në Mitrovicë

16.05.2017 20:41:28
Pas nënshkrimit të koalicionit në mes të LDK-së dhe AKR-së, kanë ardhur kërkesat e para për prishje të koalicionit mes kësaj të fundit dhe Vetëvendosjes në Komunën e Mitrovicës.

Ka qenë asamblisti i Vetëvendosjes në Komunën e Vushtrrisë, Mehmet Selaci i cili ka thënë se urgjentisht duhet prishur koalicioni me AKR-në.

“Urgjentisht duhet me prishe koalicionin AKR-VV në Mitrovicë!”, ka shkruar Selaci në Facebook.