Fotografi e papublikuar: Albright mban në krah fëmijën kosovar që kishte ikur nga lufta

11.06.2019 20:17:38

Ish-Sekretarja e shtetit e SHBA-ve, Madeleine Albright po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ajo ka qenë përherë një mike e Kosovës dhe e ka përkrahur popullin e Kosovës në momentet më të vështira.

Ndërkohë, një lexues i lajmi.net ka dërguar fotografinë e vëllait të tij në krahët e Madeleine Albright.

Sipas tij, kjo fotografi është shkrepur në kampin e Stankovecit kur ky kamp refugjatësh shqiptarë ishte vizituar nga Madeleine Albright.

Ervin Haxholli, është emri i personit që Albright mbante në krah atëbotë.

Ndërkaq ja si duket sot Ervini si i rritur.