Thyhet Banka Ekonomike në Junik, banorët thonë janë vjedhur 200 mijë euro

15.09.2016 12:33:21

Persona të panjohur kanë thyer njërën nga selitë e Bankës Ekonomike në qytetin e Junikut. Sipas banorëve të Komunës të cilët kanë shkruar në Facebook kanë thonë që janë vjedhur mbi 200 mijë euro. Një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga Policia.

Me këtë rast sipas pamjeve në fotografi policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes. Arsyet dhe detajet ende nuk janë bërë të ditura.

Gazeta Express ka kontaktuar me Policinë Rajonale në Pejë, të cilët kanë thënë se janë duke i marr informacionet dhe ende nuk mund të japin shpjegime.