Ibrahimi: Shqiptarët në Maqedoni asnjëherë nuk do të drejtojnë shërbimin sekret

15.09.2016 12:54:03

Deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi, gjatë debatit publik me temë “Ballafaqimi me të kaluarën”, që të martën në Parlament u organizua nga Këshilli nacional për eurointegrime, tha se shqiptarët në Maqedoni asnjëherë nuk do të drejtojnë shërbimin sekret dhe Entin statistikor, njofton Zhurnal.mk.

“Nuk mund të reformojmë shërbimet sekrete pa u reformuar çdo qytetarë i Maqedonisë. Kur do të luhet ndeshje futbolli Maqedoni-Shqipëri zemra më thotë të anoj kah Shqipëria, dhe kjo është për shkak se ju VMRO-BDI, e keni sjellë shtetin në këtë situatë.

Ai mes tjerash theksoi se përndjekja e shqiptarëve nga sistemi komunist ka vazhduar më ritëm të njëjtë edhe në pluralizëm, ndërsa përmendi numrin prej katër mijë dosjeve të jenë krijuar nga viti 1990 e këndej, mes tyre edhe dosjen e kryetarit aktual të PDSH-së, Menduh Thaçi. 

 

“Shqiptarët mund të jenë drejtor dhe ministra edhe në punët e brendshme, por asnjëherë nuk mund të jenë drejtor në Drejtorinë e shërbimit sekret dhe në Entin Shtetëror të Statistikave, aty  ku hyjnë të dhënat e dorës së parë, duke përfshirë dhe remitancat nga shqiptarët”, theksoi deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi.