Fotografia që tregon raportet mes Thaçit dhe Limajt (Foto)

20.12.2017 18:27:58

Dikur kanë qenë shokë të ngushtë. Bashkë në luftë e bashkë edhe në parti. Njëri ishte kryeministër e tjetri ministër në të njëjtën Qeveri.

Kështu ishin dikur raportet mese presidentit aktual Hashim Thaçi dhe Fatmir Limajt – zëvendëskryeministër në Qeverinë ‘Haradinaj’.

Mirëpo viteve të fundit mes tyre janë ftohur fort raportet, e kjo ka bërë që as të mos ia zgjasin dorën njërit – tjetrit.

Limaj dhe Thaçi sonte kanë qenë afër njëri-tjetrit në pritjen e fundvitit të organizuar nga kryeministri Hardianj, por nuk kanë folur ndërmjet vete.

Derisa Thaçi ishte duke folur me kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezi dhe me shpinë kthyer nga Limaj, i cili erdhi drejt tyre.  Por, Thaçi u largua pa ia shtrirë dorën mikut të tij të dikurshëm, transmeton KP.

Famtir Limaj për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e PDK-së me pozita të rëndësishme. Pas ndarjes nga PDK së bashku me një grup njerëzish kanë themeluar Nismën për Kosovën. /Telegrafi/