Haki Rugova: Lidhja Demokratike në Istog është fituese e zgjedhjeve për të tretën herë me radhë

20.12.2017 17:30:39

Kryetari i rizgjedhur i Istogut, z. Haki Rugova iu është drejtuar qytetarëvetë kësaj komune nëpërmjet një postimi në facebook, nëpërmjet të të cilit, procesin zgjedhor në këtë komunë  ka konsideruar të rregullt, të qetë dhe pa ankesa për ndonjë parregullësi.

Në këtë kontekst, z. Rugova ka përmendur edhe vendimin e sotëm të Panelit Zgjedhor për Prashtresa dhe Ankesa (PZAP), me të cilin është konfrimuar se procesi ka qenë i rregullt dhe nuk ka bazë për ankesat e paraqitura nga AAK.

Z. Rugova, po ashtu, ka kujtuar se balotazhi ishte përsëritur pas një vendimi të padrejtë të Gjykatës supreme, edhe pse janë ofruar dëshmi të qytetarëve për keqpërdorim të identitetit dhe të votës së tyre, vendim të cilin LDK dhe vetë z. Rugova e kanë pranuar, dhe edhe për herë të tretë të dilnin fitues.

Ky është postimi i plotë i kryetarit të rizgjedhur të Istogut, z. Haki Rugova:

Të nderuar bashkëqytetarë,

Procesi zgjedhor të dielën në Istog është konsideruar i rregullt pasi nuk ka pasur ankesa as ndonjë parregullsi gjatë mbarëvajtjes së tyre. Procesi ka shkuar shumë i qetë dhe pa asnjë parregullsi të raportuar.
Konform kësaj sot Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dalë me vendim të drejtë duke refuzuar si të pabaza ankesat që janë bërë në këtë panel zgjedhor për mbarëvajtje të procesit dhe ndaj nesh. Pasi i gjithë procesi ka qenë shumë i rregullt.
Zgjedhjet e kaluara të balotazhit, vendimin e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme edhe pse ka qenë i padrejtë, si të tillë ne e kemi pranuar edhe përkundër asaj që kemi ofruar dëshmi të mjaftueshme nga qytetarët tanë që u është keqpërdorur vota dhe identiteti pasi ishte manipuluar në emër të votuesve të diasporës.
Dhe si rezultat i kësaj ne jemi përballur edhe njëherë në rivotim. Që edhe kësaj here në rivotim Lidhja Demokratike në Istog është fituese e këtyre zgjedhjeve për të tretën herë me radhë.

Ky është vullneti i qytetarëve tanë, i cili duhet respektuar.

Fotografia e Haki Rugova