Franca ka presidentin e ri, Emanuel Macron

07.05.2017 19:36:32

Mediet franceze kanë bërë me dije se në Francë, nuk ka ndodhur ndonjë befasi, e që do të thoshte fitore e e zgjedhjeve nga ana e kandidates së ekstremit të djathtë, Lë Pen.

Tashmë është konfirmuar fitorja e kandidatit proevropian, Emanuel Macron, me një rezultat dukshëm të mirë, mbi 65% të votave.

Edhe exit polet e ndryshme, e nxirrnin fitues Emanuel Macron, duke sjellë një lehtësim në BE, pasi që fitorja e tij konsiderohej si një fitore e një kandidati proevropian dhe që do të mund të parandalonte atë që kishte paralajmëruar Lë Pen – Frexit-in, pra daljen e Francës nga BE.